LAJMI I FUNDIT:

Veprimet që nuk duhet t’i bëni gjatë njohjeve profesionale

Veprimet që nuk duhet t’i bëni gjatë njohjeve profesionale
(Foto: Inc.Magazine)

Njohja me njerëz profesionalë të fushave tashmë është bërë shumë e rëndësishme, qoftë për punëkërkuesit për gjetjen e punëve më të mira, qoftë për bizneset për të pasur më shumë sukses në treg.

Sipas disa studimeve, 70 për qind e të gjitha vendeve të punës nuk publikohen në faqet për kërkimin e punëve për të qenë në dispozicion të punëkërkuesve. Po ashtu, 80 për qind e vendeve të punës plotësohen përmes rrjeteve të njohjeve që i kanë krijuar njerëzit.


Kur janë më efikase njohjet me njerëz dhe zgjerimi i rrjetit profesionist? Një studim nga Forbes, tregon që takimet “sy më sy” ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve më të forta dhe më efektive për lidhjet profesionale.

Ky artikull nga Akademi Pune, nuk do të flasë për veprimet që duhet t’i bëni për t’i forcuar këto lidhje, por për tri veprime kryesore që nuk duhet t’i bëni në asnjë mënyrë, në të kundërtën do ta prishin gjithë mundin tuaj.

(Foto: Executive coaching)

Mosrespektimi i bisedave

Veprimi më shkatërrues që mund ta bëjë dikush gjatë njohjeve është braktisja e bisedave pa arsye të forta. Edhe në kushte normale, braktisja e bisedave është shenjë e mungesës së respektit, e kur kjo bëhet gjatë ngjarjeve për rrjetëzim, problemi thellohet. Edhe më “i tmerrshëm” bëhet kur ju largoheni nga një person që të shkoni tek një tjetër më i rëndësishëm.

Kjo është një formë për të ndërtuar reputacion të keq për kompaninë, prandaj duhet të keni kujdes. Si duhet t’i lini bisedat në formë më të mirë?

Është e rëndësishme të merrni pjesë në biseda të cilat kanë vërtet kuptim, për secilin person që e takoni. Në secilin prej tyre mundohuni të mësoni së paku një gjë të re dhe, të mirë rreth industrisë suaj dhe jepjani vlerën që e meritojnë.

Një gjë tjetër që duhet ta posedojë çdo profesionist është ta dinë se kur dhe si ta përfundojnë diskutimin. Përfundimi i një bisede në formën e duhur, është një mënyrë e shkëlqyeshme që njerëzit t’ju kujtojnë si një profesionist të vërtetë.

(Foto: Inc.Magazine)

Çfarë mund të thoni kur vjen koha që ta ndërroni personin?

“Ishte kënaqësi biseda me ju për projektet më të fundit. Më duhet të flas edhe diçka me Zanën përpara se të ma marrë dikush. E vlerësoj shumë një bisedë kaq interesante”.

“Ka mjaft njerëz sot/sonte. Nuk dua që t’ju marrë kohë për biseduar edhe me dikë tjetër. Ishte kënaqësi e madhe që biseduam bashkë dhe ju njoha personalisht”

“E vlerësoj shumë kohën që e ndatë për të më treguar rreth punës suaj. Nuk po ia humbas edhe dikujt tjetër mundësinë për t’ju njohur më shumë”.

(Foto: Stradbroke Advisors)

Dhënia e kartës së biznesit shumë shpejt

Kartat e biznesit i ki përzgjedhur shumë të bukura dhe profesionale, por është gabim nëse ia jepni dikujt menjëherë pasi ta përshëndesni. Përveç që do të krijoni një shije të hidhur te bashkëbiseduesi, do të harroheni shumë shpejt, pra e kundërta e asaj që po synoni. Çfarë të bëni përpara se ta jepni kartën e biznesit?

Interesohuni rreth punës së tyre, me çfarë projektesh po merren, me çfarë problemesh po përballen dhe si po e tejkalojnë këtë;
Bëni pyetje për ta përcaktuar nëse produkti ose shërbimi juaj mund t’i ndihmojë ata!

Dhënia e kartës së biznesit zakonisht tregon fundin e bisedës.

Mosrespektimi i kornizave të eventit

Është themelore të punoni shumë dhe ta keni “shitjen” në mendje, por mos e keqkuptoni këtë. Mos e vendosni këtë në rend të parë, është mirë të mos jeni të vendosur të bëni shitje atë ditë! Ai vend është të krijoni rrjet i cili jua sjell shitjet, jo të shisni drejtpërdrejt.

E rëndësishme është të krijoni një lidhje më kuptim me njerëzit të cilët sapo u takuat.

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori