LAJMI I FUNDIT:

Veprim qyqar dhe i shëmtuar: Kylian Mbappe kërcënohet me vdekje

Veprim qyqar dhe i shëmtuar: Kylian Mbappe kërcënohet me vdekje

Besoni apo jo, në Francë jo të gjithë janë adhurues të Kylian Mbappes. Ylli francez, i cili ka reaguar në Twitter kundër fyerjeve ndaj një vajze me sëmundje të rrallë, ka marrë kërcënim me vdekje, siç raporton Le Parisien.

Murali që ai ka në Bondy, qytetin ku është rritur dhe stërvitur si futbollist, është mbishkruar nga një grafit në të cilin shihet mesazhi: “Mbappe, ti ke vdekur”.


Përveç yllit të PSG-së, edhe Sylvine Thomassin, e cila kandidon për kryebashkiake të Bondy në fund të muajit, ka marrë ofendime të rënda për muralin.

Vendimi i Kylian Mbappes rreth të ardhmes, është padyshim një lajm i keq për Liverpoolin
Lexo po ashtu Vendimi i Kylian Mbappes rreth të ardhmes, është padyshim një lajm i keq për Liverpoolin

Mesa duket ish-kryetarja e bashkisë së qytetit është kritikuar ashpër për paraqitjen në akte të ndryshme publike me Kylian Mbappen, akte të cilësuara si “instrumentalizim politik” nga kundërshtarët e saj, veçanërisht nga Stephen Harve, pas vizitës së ndërkombëtarit francez në qendrën e trajnimit të AS Bondy, në shoqërinë e Thomassin.

“Këto metoda, përveçse janë frikacake dhe mediokre, janë një sulm i ri ndaj demokracisë dhe demonstrojnë klimën e neveritshme që kundërshtarët e mi kanë ruajtur për muaj të tërë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Thomassin në rrjetet sociale, në reagimin e saj ndaj grafiteve.

“Ky mural ishte një simbol madhështor, një thirrje për të besuar në ëndrrat e dikujt dhe për t’u përpjekur gjithmonë për t’i arritur ato”.

“Sot edhe ky mesazh shprese është dëmtuar”, përfundon reagimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori