Venera publikon këngën që e mori dhuratë për ditëlindje (Video)

Këngëtarja strugane, Venera Lumani, ka publikuar projektin e saj më të ri.
“16 qershori” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Kënga është e punuar nga i dashuri i saj, Lind Islami, i cili ia bëri dhuratë të dashurës së tij këtë këngë me 16 qershor, në ditëlindjen e këngëtares.
“16 qershori është kënga ime e radhës, e cila për herë të parë mu dha për ta dëgjuar pikërisht në 16 qershor, datë kjo që përkon me ditëlindjen time, e për ta kuptuar më pas se kjo ishte dhurata për atë ditë. Ishte ky urimi më i bukur i jetës sime, urim i përkthyer në nota. Përjetoni edhe ju bashkë me mua këtë mrekulli e dale nga shpirti i shpirtit tim”, ka shkruar këngëtarja sipër videoklipit të saj të ri.
Kujtojmë se çifti vitin e kaluar kanë sjellë një projekt së bashku, të titulluar “Natë e parë”, me të cilin morën pjesë ne Festivalin e Këngës në RTSH, në edicionin e 52-të. /Telegrafi/




















































