LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e taksës kalkulim politik

Vendosja e taksës kalkulim politik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ai ka vlerësuar se vendosja e taksës prej 100% për produktet të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë mbi të gjitha një kalkulim politik.

Gërxhaliu theksoi se po bëhet një garë se produkt i kujt ishte kjo masë, që sipas tij e devalvon në aspektin moral.
“Kjo taksë është masë e merituar, mirëpo është një taksë që shumë më tepër ka ngjyrë ose konotacion politik dhe e që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme, se sa që është bërë në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve. Fakti qe s’ka pasur asnjë debat me bizneset e dëshmon këtë”, ka thënë Gërxhaliu në Klan Kosova.
“Është e merituar ngase barrierat nga Serbia kanë qenë të mëdha”.


Gërxhaliu për efektet e taksës 100%, ndonëse vlerësoi se është vështirë të diskutohen efektet ekonomike për një periudhë dymujore.

Ai përmendi aspektin politik me ç’rast theksoi rritjen e populzimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve. “Në aspektin ekstern kjo taksë i ka shndërrua të gjithë miqtë e Kosovës në kundërshtarë, gjë që është shqetësuese. Ndërsa në aspektin inetrn ka pasur rritje të populizmit si dhe është rritë doza e nacionalizmit ekonomik, ku ka pasur efekt pozitiv”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Tutje ai ka thënë se vendosja e kësaj takse ka efekt psikologjik. “Ndër efektet më të rëndësishme është aspekti psikologjik. Mesazhi është shumë i qartë dhe është koha që duhet të punohet më tepër në vetëdijesimin e qytetarëve”, është shprehur ai.

Gërxhaliu pohoi se kjo masë do të manifestohet me rritje të kostos, të cilën do e bartë konsumatori. Sipas tij zëvendësimet dhe alternativat gjenden gjithmonë, mirëpo kostoja ndryshon. /Telegrafi/