eksperti ad

Një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese është vendosur në derën e një objekti të banimit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:43 në Pejë.


Tutje thuhet është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues.

“Pejë / 25.06.2026 – 23:43. Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/