LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për “hyrjen e Suedisë në NATO” sipas gjykimit të parlamentit turk, thotë Erdogan

Vendimi për “hyrjen e Suedisë në NATO” sipas gjykimit të parlamentit turk, thotë Erdogan

Anëtarësimi i Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk, ka thënë presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan foli me shtypin në aeroplanin e tij presidencial të enjten, duke u kthyer nga një samit dy-ditor i NATO-s në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë.


“Autoriteti për të miratuar protokollet e pranimit të Suedisë është Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Ka një proces që po zhvillohet tani”, citohet të ketë thënë ai. “Parlamenti ynë do të ndjekë hapat e ndërmarrë dhe do të marrë vendimin e duhur në përputhje me interesat e vendit tonë”.

Të hënën, përpara samitit të NATO-s, Erdogan ra dakord t’i përcjellë parlamentit turk kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n pas një takimi trepalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia të përmbushë angazhimet e saj “për të mos u dhënë strehë terroristëve dhe mbështetësve të terroristëve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori