LAJMI I FUNDIT:

Vendimet politike të merren në Kuvend, jo në Gjykatë

Vendimet politike të merren në Kuvend, jo në Gjykatë

Demokracia, sistemi më i avancuar i njohur gjerë me tani, e i cili përkthehet edhe si pushteti popullor, llogaritet të jetë edhe sistemi politik në Kosove. Ka shumë mendime se çfarë kriteresh duhet të plotësojë një shoqëri për t’u quajtur demokratike, por ka dy tipa kryesor të demokracisë apo të përfaqësimit të sovranit:

Përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, ku populli vetë voton për propozimet politike, pra referendumi dhe përmes demokracisë së tërthortë, ndryshe e quajtur demokracia e përfaqësuar, ku populli zgjedh përfaqësuesit e vetë dhe përmes votës së lirë autorizon ata për të marrë vendime politike në emër të tij.


Forma e qeverisjes në Kosovë është e organizuar në këtë parim, pra Kosova është shtet demokratik me një demokraci parlamentare, ku sovrani delegon vullnetin e vet tek përfaqësuesit e zgjedhur. Në rastin tonë tek deputetët e zgjedhur në kuvend.

Në momentin kur të zgjedhurit e sovranit (popullit) japin betimin në seancë konstituive në Parlament, atëherë ata janë të autorizuar të marrin vendime në emër të popullit, duke u bazuar në rregullat dhe ligjet në fuqi dhe, duke u bazuar në parimet e demokracisë ku vendimi i shumicës cilësohet si i detyrueshëm dhe i drejtë, përderisa është në harmoni me rregullat parlamentare.

Nëse pushteti shtetëror ndahet në tri hallka kryesore, të cilat janë edhe në funksion të balancit ndaj njëra-tjetrës dhe këto hallka janë funksionale, atëherë mund të cilësohet që demokracia e shtetit është në nivelin e duhur. Por, çka nëse njëra apo disa nga këto hallka tejkalojnë dispozitat e përcaktuara me ligj, duke tejkaluar me këtë rast edhe kompetencat? Kush mund të cilësohet autoriteti më i lartë në vend në këtë rast?

Është botërisht e njohur se legjislativi është organi me i lartë, pasi që fuqia e tij bazohet pikërisht në fuqinë e sovranit dhe, nëse përfaqësuesit e popullit në Kuvend marrin vendime të bazuara në rregulloret e punës së Kuvendit, atëherë nuk ka asnjë autoritet i cili mund ta kontestojë një vendim të tillë, aq më pak pakica në kuvend.

Kosova ka tendencë të rrëshqas nga rregullat demokratike, ku agjendat politike të caktuara mbështeten nga Gjykata Kushtetuese, në baza subjektiviteti, ku tendenca është evidente që normat kushtetuese të shkelen pikërisht nga vetë gjykata, përmes pretendimit të marrin vendime të karakterit politik, të cilat nuk guxojnë të jenë lëndë e trajtimit në gjykatë pasi që janë ekskluzivisht çështje politike dhe, vendime të tilla i takojnë ekskluzivisht vullnetit politik parlamentar, ku vlen e drejta e shumicës.

Si ka mundësi që një kryetar i Gjykatës Kushtetuese, të cilësohet më i plotfuqishëm se sa përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit, të cilët janë edhe vendimmarrës për bërjen e Kushtetutës dhe për zgjedhjen e tij. Me vet faktin se legjislacioni është organi ku me shumicë të kualifikuar merren vendime edhe për ndryshime kushtetuese dhe të tjera të rëndësishme, tregon çartë se në Kosovë ka tendencë të lëndohet rëndë demokracia, të shkelen parimet dhe fryma kushtetuese, pikërisht nga Gjykata e cila merr vendime politike.

Gjykata Kushtetuese do të duhej të gëzonte autoritetin e pezullimit të ndonjë vendimi, derisa të verifikohej kushtetutshmëria e tij, por në asnjë rrethanë nuk do duhej të kishte juridiksion, të pezullojë komplet punën parlamentare, pra të pezullojë vullnetin e sovranit.

Dihet mirëfilli se fryma e ligjeve është në pajtim me normat dhe rregullat të cilat janë të parapërcaktuara, nga vullneti politik dhe vullnet politik legjitim në demokraci cilësohet vetëm ai i shumicës assesi i pakicës.

Që nga zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë, vërehet tendencë e shtuar që me çdo kusht të mbrohet pozicioni i një subjekti politik (PDK) duke i harmonizuar qëndrimet, madje edhe me Presidencën e cila në vend që të përfaqësojë unitetin e popullit, ka tendencë të jetë subjektive, duke favorizuar agjendat politike të PDK-së. Një rast për dyshim e tregon edhe fakti deklarimit kinse paska presion politik nga blloku opozitarë, duke harruar edhe mënyrën imponuese të cilën ja bëri PDK duke e detyruar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me qëllimin e vetëm që përmes kësaj gjykate të shkaktojnë konfuzion dhe huti ne opinion dhe që përmes këtyre interpretimeve t’i mundësohet mbijetesa në pushtet PDK-së.

Nuk është e rastësishme se gjykata dha mendim edhe se çka nënkupton koalicion para dhe paszgjedhor, me tendence ndikimi në seancën konstituive. Çka është grupi parlamentar, duke injoruar totalisht të drejtën e çdo deputeti të deklarohet lirshëm se cilit grup dëshiron t’i takojë dhe, se është plotësisht në kompetencën dhe të drejtën e tyre në çdo kohë ta ndryshojë qëndrimin, pasi që ai është përfaqësues ekskluziv i popullit dhe në asnjë mënyrë nuk mundet asnjë subjekt ta detyrojë në kundërshtim me vullnetin e tij.

Është për tu admiruar vendimi subjekteve politike, të cilat përbëjnë shumicën, se si më qetësi absolute respektojnë vendimet e Gjykatë Kushtetuese, por duhet me kujdes të shtuar të analizohet çdo vendim nga Gjykata, që të jetë i paanshëm dhe në harmoni me frymën kushtetuese. Përndryshe, një vendim ndryshe me prapavijë interesat dhe agjendat politike të caktuara, do t’i shkaktonin vendit dhe demokracisë së brishtë dëme të pariparueshme.

Do t’i apeloja Kryeministrit në largim, z. Hashim Thaçi, se në qoftë se e kaluara tij ka qenë vërtet gjithnjë në shërbim të këtij vendi, atëherë dëshmoje këtë sot, jo nesër, duke e vendosur interesin politik të vendit para atij personal e partiak.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori