LAJMI I FUNDIT:

Vendim i mrekullueshëm për Snowdenin

Vendim i mrekullueshëm për Snowdenin

Marcel Fürstenau

Përfytyrimi është tërheqës, por dukej pa perspektivë: Edward Snowden udhëton për në Berlin dhe u raporton deputetëve të Komisionit Hetimor të NSA në një seancë publike për makinacionet e shërbimit të fshehtë të SHBA. Por, grupet parlamentare të CDU/CSU-së dhe SPD me shumicën e votave të tyre ditën si ta pengojnë këtë deri tani. Pavarësisht nga fakti nëse Snowdeni do të kishte dashur të vinte. Një seancë pyetjesh me videofon ose në emigrimin e tij në Rusi, ai e pati refuzuar gjithmonë. Për shumë arsye. Jo së fundi, sepse Gjermania nuk pranoi t’i japë atij azil politik. Shoqërim për ta siguruar qeveria nuk mundej ose nuk dëshironte t’i garantonte zbuluesit më të famshëm të kohës sonë. Ajo tërhoqi vëmendjen për një marrëveshje dorëzimi që ka me SHBA.


Por, që prej momentit të tanishëm, bllokuesit duhet ta kenë më të vështirë që të justifikohen me argumenta të konsumuar. Gjykata e Lartë Federale në Karlsruhe u kujdes me vendimin e saj që të votohet edhe njëherë për faktin nëse duhet ftuar Snowdeni. Dhe nëse të paktën një e katërta e deputetëve të Komisionit Hetimor të NSA do ta mbështesë kërkesën, qeveria do të ndodhej nën presion për të vepruar.

Që kjo kërkesë do të paraqitet që seancën e ardhshme nga Të Gjelbrit dhe të Majtët, këtë ata e sinjalizuan. Dhe me votat e tyre, që përfaqësojnë dy nga tetë vota, ato kanë në Komisionin Hetimor atë pakicë të nevojshme të domosdoshme, të kërkuar nga Gjykata e Lartë Federale. Kjo i përgjigjet ekzaktësisht rregullores për angazhimin e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe për këtë mjaftojnë në parim 25 përqind e deputetëve. Me këtë të drejtë klasike të minoriteteve opozita ka në dorë një shpatë të quajtuar shpesh të mpirë. Por sa e mprehtë mund të jetë ajo megjithatë herë pas here, për këtë shembulli më i mirë është Komisioni Hetimor për NSA, që e filloi punën në mars 2014.

Me një ankesë në çështjen e NSA, të Gjelbrit dhe të Majtët pësuan vetëm pak ditë më parë një disfatë. Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë padinë për dorëzimin e listës së selektorëve të NSA, e cila përmbante fjalët e kërkimit për personat dhe institucionet e përgjuara. Gjykatësit e Karlsruhes u dhanë përparësi interesave të ruajtjes së sekretit të qeverisë së SHBA dhe të qeverisë gjermane, përballë interesit parlamentar për t’u informuar.

Në këtë kuadër, ky vendim i Gjykatës së Lartë Federale për një marrje eventuale në pyetje të Snowdenit duhet përshëndetur. Sekrete për përgjimin e kundraligjshëm të milionave njerëzve në botë, Snowdeni ka treguar me bollëk – duke fituar merita për demokracinë. Një dalje publike në Gjermani për këtë arsye do të ishte një sinjal i mrekullueshëm.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori