Shteti më i qetë në botë është Islanda, thuhet në analizën e Indeksit botëror të paqes të Institutit për ekonomi dhe paqe. Pas Islandës vijojnë Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka dhe Çekia, Sllovenia është në vendin e shtatë, Kanada në të tetin, Zvicra në të nëntin dhe Japonia e Irlanda në vendin e dhjetë, shkruan gazeta KOHA. Në vendin e fundit është Siria, ndërsa para saj janë Afganistani, Iraku dhe Sudani Jugor dhe Jemeni.
Maqedonia është në vendin e 102-të, e fundit nga shtetet në rajon. Shënon ulje prej shtatë vendeve krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Në rajon më lartë është kualifikuar Sllovenia në vendin e shtatë, në vendin e 31-të është Kroacia, 28 – Bullgaria, 56 – Serbia, 57- Shqipëria, 67- Mali i Zi, 84 – BeH. Islanda është në vendin e parë nga viti 2008. Klasifikimi është bërë për 163 shtete ku jetojnë 99,7 për qind nga popullsia e përgjithshme në botë.
Gjithsej 93 shtete i kanë përmirësuar pozitat në indeksin e paqes në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 68 i kanë përkeqësuar. Stabiliteti politik në SHBA është ulur për 11 vende pasi fushata zgjedhore e Donald Trampit tregoi ndarje të thella në shoqëri. Austria, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Belgjika kanë pozita të këqija për shkak përforcimit të partive populiste, por mbeten mes kryesuesve. Polonia ka “rënë” për 11 vende – në vendin e 33-të, për shkak protestave dhe tensioneve politike. Rusia është në vendin e 151 – në vendin e njëjtë ku ka qenë e kualifikuar edhe vitin e kaluar.
Indeksi botëror i paqes përpilohet nga Instituti për ekonomi dhe paqe në bazë të 23 treguesve përfshirë – rastet lidhur me dhunën, nivelin e militarizimit, eksportin e armëve, numrin e refugjatëve dhe numrin e viktimave në konfliktet e brendshme.
Analiza tregon se tundimet politike në SHBA kanë krijuar jostabilitet serioz në Amerikën Veriore në vitin 2016, ndërsa Lindja e Afërt është me një valë dhune. Rivaliteti mes Arabisë Saudite dhe Iranit e përkeqëson situatën edhe ashtu jostabile në Lindjen e Afërt për shkak të luftës civile. Të dy shtetet mbështesin palë të kundërta në konfliktin në Jemen. Në këtë rajon janë të tre shtetet më jo stabile – Siria, Iraku dhe Jemeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak