Ku duhet të zhvendosen punëtorët që të përfitojnë pagën më të mirë minimale? Sipas të dhënave të institutit gjerman Socialwissenschatfliches (WSI), që krahason pagat në vende të ndryshme në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, përgjigja është Australia apo Luksemburgu.
Norma për orë në Australi është ekuivalente me 9.47 euro, thuajse 6 herë më e madhe se e Rusisë, që arrin në 1.64 euro, matur në bazë të paritetit të fuqisë blerëse. Shtetet evropiane kryesuan pesëshen kryesore, ndërsa Brazili, Greqia dhe Argjentina ishin vendet me pagën më të ulët minimale.
Në hartën e Evropës, Shqipëria renditet nga fundi me 1.03 euro për orë, poshtë Greqisë, që arrin në 3.39 euro. Mbështetja e punëtorëve me pagë të ulët përbën një objektiv kryesore për qeveritë në të gjithë botën, ndërkohë që kriza financiare ka përkeqësuar pabarazinë në shumë vende. Ndërkohë që paga minimale ofron një rrugë jashtë varfërisë, ka shumë debate politike në lidhje me këtë.
Së fundmi, Spanja bëri të ditur se paga minimale do të rritet me 22 për qind në vitin 2019, që është rritja më e madhe vjetore në 40 vite.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të rrisë kufirin gjithashtu. Ata në favor të rritjes thonë se bizneset kanë përgjegjësi që të paguajnë punëtorët mjaftueshëm, ndërsa personat kundër argumentojnë se rritja e pagës minimale do të rrezikojë vendet e punës dhe dëmtojë sipërmarrjen.
Studimet akademike kanë qenë të ndryshme, duke vënë në dyshim parimet që rritja e pagës minimale ul vendet e punës dhe orët e ofruara për punëdhënësit, por kanë vlerësuar gjithashtu dëmin drejt bizneseve të vogla dhe ndikimin në rritjen e çmimeve.
Shumë prej punëtorëve që bien në këtë kategori punojnë në sektorin e shërbimeve, ku është e lehtë që të kalohet rritja e pagës te konsumatorët nëpërmjet rritjes së çmimeve. /SCAN /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Njoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit