LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Në një dramë të vërtetë, Vëllaznimi ka mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 85:87 (30:24, 20:17, 21:28, 14:18), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me vendasit që shkëputen në fund dhe fitojnë këtë pjesë 30:24. Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë, me vendasit që shkuan në pushim me shifrat 50:41.


Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan, duke afruar shifrat, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 71:69. Dramë u zhvillua në çerekun e katërt, me rikthime dhe lojë interesante. Jalen Ray shënoi për 82:85, e më pas Ty Cockfield me treshe barazoi shifrat në 85:85, megjithatë, Ray shënoi tre sekonda nga fundi shënoi dy gjuajtjet e lira për 85:87.

Te prizrenasit u dalluan Ty Cockfield me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Isaiah Kelly me 19 pikë e 14 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te skuadra kuqezi u dalluan Jalen Ray me 30 pikë e shtatë kërcime dhe Myreon Jones me 20 pikë.

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 17 humbje, kurse Vëllaznimi në vendin e pestë me 11 fitore e 13 humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori