LAJMI I FUNDIT:

Vela: Retorika nacionaliste e Vuçiqit, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës – nuk i ndal protestat masive kundër tij

Vela: Retorika nacionaliste e Vuçiqit, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës – nuk i ndal protestat masive kundër tij

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se protesta javore në Beograd, ka regjistruar një numër të madh pjesëmarrësish, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Serbisë, Alekasnadar Vuçiq për t’i etiketuar ata si bashkëpunëtorë me Kosovën dhe Kroacinë.

Vela në një postim në Twitter, ka thënë se rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia ka qenë një përpjekje e Vuçiqit për ta larguar vëmendjen e protestuesve.


“Pavarësisht përpjekjes së kotë të Vuçiqit për t’i etiketuar ato si marrëveshje të fshehtë me Kosovën dhe Kroacinë, protestat javore në Beograd panë pjesëmarrje të madhe. Këtë javë, ai iu drejtua nxitjes së retorikës nacionaliste pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, duke u përpjekur të largonte vëmendjen”, ka shkruar Vela, trasnmeton Telegrafi.

Me pjesëmarrjen  e dhjetëra mijëra qytetarëve protesta e shtatë “Serbia kundër dhunës” është mbajtur sot (17 qershor) në qendër të Beogradit dhe në tubim është paralajmëruar se nga java e ardhshme do të vijojë radikalizimi i protestës, nëse nuk pranohen kërkesat e demonstruesve.

Pas fjalimeve protestuesit nisën një shëtitje proteste drejt autostradës pranë mbylljes së Autokomandës. Komunikacioni në atë pjesë ka qenë i bllokuar në të dy drejtimet deri në orën 21:00.

Tubimet u organizuan edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit dhe të mbledhurit kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, si dhe largimin e anëtarëve të Organit Rregullativ për Mediat elektronike dhe menaxhmenti i Shërbimit Publik të Serbisë.

Demonstruesit ka më shumë se një muaj që protestojnë duke kërkuar largimin e anëtarëve të Këshillit të Trupit Rregullativ për Media Elektronike (REM) dhe menaxhmentit të Radio Televizionit të Serbisë.

Ata kërkojnë gjithashtu mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin gazetaresk, konfiskimin e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy për nxitjen e dhunës, si dhe shkarkimin e Ministres së Brendshme Bratislava Gashiq dhe drejtorit të Agjencia e Informacionit të Sigurisë, Aleksandar Vulin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori