LAJMI I FUNDIT:

Vela: Petkoviq e di mirë kufijtë e Kosovës – bën kërkesa për ta vizituar vendin tonë

Vela: Petkoviq e di mirë kufijtë e Kosovës – bën kërkesa për ta vizituar vendin tonë

Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili ka thënë se kufijtë e Kosovës janë kufijtë e Serbisë.

Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Petkoviqi e di më së miri ku janë kufijtë e Kosovës, sepse e shënon  në kërkesat e tij për ta vizituar shtetin tonë.


“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Vela, përcjell Telegrafi.

Vela gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Petkoviqit se Lista Serbe është parti e serbëve etnikë të Kosovës.

“Lista Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ai.

Hovenier tha se SHBA-ja e din saktësisht ku janë kufijtë e Kosovës, Petkoviq reagon çuditshëm
Lexo po ashtu Hovenier tha se SHBA-ja e din saktësisht ku janë kufijtë e Kosovës, Petkoviq reagon çuditshëm

Shefi i kabinetit të Presidentes ka ironizuar edhe me vizitën e delegacionit të Serbisë në Kinë, në të cilin bën pjesë edhe Petkoviq, duke pyetur “Petre a ndjeni akoma lodhje nga ekskursionin tuaj në Kinë?”

Ndryshe, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka theksuar sot se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet në veri.

Hovenier, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur
Lexo po ashtu Hovenier, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur

Ai gjithashtu ka thënë se tashmë dihen kufijtë e Kosovës.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka kërkuar depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri.

Ai para mediave ka thënë se SHBA-ja kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura. /Telegrafi/