LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi: Igli Tares ia dhashë besën, do t’ia shlyej besimin

Vedat Muriqi: Igli Tares ia dhashë besën, do t’ia shlyej besimin
Vedat Muriqi dhe Igi Tare

Afrimi më i rëndësishëm i klubit të Lazios në këtë afat kalimtar është padyshim sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ai në një intervistë për Top Channel ka ndarë emocionet e para vetëm pak orë pas firmës me lacialët.

Vedat si ishte të firmosje për Lazion?

Vedat Muriqi: Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.

A ndikoi fakti që drejtori sportiv i Lazios është Igli Tare për të marrë këtë vendim?

Vedat Muriqi: Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.

Cilit ke menduar t’i dedikosh golin e parë me fanelën e Lazios?

Vedat Muriqi: Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikon shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.

Vedat si i ke marrëdhëniet me gjuhën italiane dhe a të pëlqen qyteti i Romës për të jetuar?

Vedat Muriqi: Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori