Driton Berisha ka publikuar këngën e re me titull "Veç Pak" që është një përpunim i këngës “Wine Slow”.

Incizimi dhe miksimi është realizuar nga Drinche VDsounds, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari.


Për anën vizuale është kujdesur AN Production, me regji të Armend Nezirit.

Në mars të këtij viti, Dritoni solli versionin e tij të “6 AM”, të titulluar “2 fjalë” që u pëlqye nga dashamirët e muzikës së tij.

Edhe atë këngë e kishte kompletuar me videoklip. /Telegrafi/