LAJMI I FUNDIT:

Vdiq profesori i shquar Shyqri Kelmendi

Vdiq profesori i shquar Shyqri Kelmendi

Ka ndërruar jetë profesori i shquar Shyqri Kelmendi.

Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kelmendi ishte ndër shqiptarët më të ditur në fushën e Mineralogjisë dhe Xehetarisë.

“Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës, të mundësive të saj dhe rrugës që do të duhej të ndiqte ky gjigand që të shndërrohej në një ndër shtyllat zhvillimore të vendit”.

“Jam me fat që kam bashkëpunuar me të në kohëra të ndryshme dhe kapacitete të ndryshme por edhe që mund ta quaj profesorin mik e shok. Takimet me të kanë qenë çdoherë kënaqësi e veçantë njerëzore por edhe intelektuale. Do të na mungojë të gjithëve intelektuali, profesori, profesionisti i shquar por edhe njeriu me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, e ish studentëve të shumtë”, ka shkruar Murati.

Shyqiri Kelmendi, përveç kontributit në lëmin e shkencës dhe të mësimdhënies, ka qenë në pozita udhëheqëse menaxheriale dhe së fundi në Bordin e përkohshëm të Trepçës.

Për shunë vite ishte mësimdhënës i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurigjisë në Mitrovicë, poashtu ushtronte këtë veprimtari edhe në kolegje tjera.

Prof. Kelmendi bënte pjesë si shqiptar i vetëm në akademinë ndërkombëtare në lidhje me minierat nëntokësore, ai ka të botuar disa libra universitar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas sulmit në veri deklarohet komandanti i Njësisë Speciale: Krenar me ju djema - pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë e vrapuar

Pas sulmit në veri deklarohet komandanti i Njësisë Speciale: Krenar me ju djema - pamë djajtë në sy, i pamë të binin, duke qarë e vrapuar

Lajme
Pamje kur Policia nxjerrë autoblindën nga fshati Banjskë të Zveçanit, dyshohet se ishte e mbushur me armatim

Pamje kur Policia nxjerrë autoblindën nga fshati Banjskë të Zveçanit, dyshohet se ishte e mbushur me armatim

Lajme
Policia e Kosovës u shpërndan pako ushqimore familjeve serbe në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës u shpërndan pako ushqimore familjeve serbe në Banjskë të Zveçanit

Lajme
'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

Lajme
Si financohen, armatosen dhe si kanë transportuar armë? Deputetja britanike analizon situatën pas sulmit terrorist në veri

Si financohen, armatosen dhe si kanë transportuar armë? Deputetja britanike analizon situatën pas sulmit terrorist në veri

Lajme
Dy të dyshuarit e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dërgohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Dy të dyshuarit e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dërgohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori