0Shares

Në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Aarapi.

Arapi u lind në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta në Sofje ë Bullgarisë, në Fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme. Përveç poezisë, ka shkruar drama e romane, si dhe ka përkthyer vepra të njohura të letërsisë botërore.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)