LAJMI I FUNDIT:

Vdes profesori i UP-së, Kadri Metaj – shërbeu në fushën e filozofisë për 45 vjet

Vdes profesori i UP-së, Kadri Metaj – shërbeu në fushën e filozofisë për 45 vjet

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka ndërruar jetë profesori i Departamentit të Filozofisë, Kadri Metaj.

Siç bëhet e ditur në njoftimin mortor, Prof. Dr. Kadri Metaj ka qenë një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Prishtinës, duke shërbyer me pasion dhe dedikim në fushën e filozofisë për rreth 45 vite.


“Me kontributin e tij të madh dhe të gjatë, ai ka ndikuar thellë në zhvillimin dhe avancimin e filozofisë  dhe mendimit filozofik në Kosovë dhe më gjerë, kudo ka shqiptar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Tetovës etj”, thuhet në njoftim.

Si pedagog, Prof. Dr. Kadri Metaj ka ndihmuar dhe frymëzuar breza të tërë studentësh, duke i udhëzuar ata drejt njohurive filozofike dhe zhvillimit të mendimit kritik.

“Gjithashtu, ai ka lënë një ndikim të madh në filozofi, art, kulturë etj., përmes ligjërimeve, publikimeve dhe paraqitjeve të tij shkencore dhe kërkimeve të thelluara akademike”.

“Me largimin e tij nga kjo jetë, humbja është e ndjeshme për studentët, komunitetin filozofik, akademik dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi. Ndihemi të privilegjuar që kemi pasur fatin të punojmë dhe të mësojmë nga Prof. Dr. Kadri Metal”, thuhet mes tjerash.

Familjarëve dhe miqve të Prof. Dr. Kadri Metajt, të cilët po përjetojnë një moment të vështirë, UP-ja iu ka shprehur ngushëllimet më të thella.

“Jeta dhe vepra e tij do të mbeten një kujtim i shenjtë për të gjithë ne. Me respekt dhe nderim të thellë, Departamenti i Filozofisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori