Vdes personi i cili u gjet në një rrugë në Fushë Kosovë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte gjetur në një rrugë në Fushë Kosovë.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 20:48.
"Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2024



































