LAJMI I FUNDIT:

Vdes një burrë në QKUK, një javë pasi u aksidentua në Fushë Kosovë

Vdes një burrë në QKUK, një javë pasi u aksidentua në Fushë Kosovë
Foto: Arkiv

Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën, aty ku po trajtohej pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku.

Sipas policisë, viktima ishte aksidentuar rreth një javë më parë në Fushë Kosovë.


Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fushë Kosovës (NN) 09.04.2022 – 21:27. Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Telegrafi/