LAJMI I FUNDIT:

“Vdekje e pashpjegueshme”: Një burrë gjendet i vdekur në pjesën e prapme të një kamioni mbeturinash në Londër

“Vdekje e pashpjegueshme”: Një burrë gjendet i vdekur në pjesën e prapme të një kamioni mbeturinash në Londër

Trupi i një burri është gjetur në pjesën e prapme të një kamioni mbeturinash në jug të Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shërbimet e urgjencës u thirrën në Rrugën Bethwin në Camberwell dhe personi në fjalë u shqiptua i vdekur në vendin e ngjarjes.


Scotland Yard tha që vdekja po trajtohej si e pashpjegueshme dhe “hetimet për rrethanat vazhdojnë”.

Kompania e mbeturinave Biffa tha se trupi është gjetur në njërën prej automjeteve të tij, duke shtuar: “Ne jemi duke punuar me autoritetet përkatëse ndërsa ata hetojnë”. /Telegrafi/