LAJMI I FUNDIT:

Vdekja na bën të gjithë cinikë

Vdekja na bën të gjithë cinikë

Klementin Mile

Kjo shprehje gjendet te vepra e famshme e filozofit anglez Simon Critchley, “Libri i filozofëve të vdekur”. Në këtë libër ai zgjedh të tregojë tezat dhe konceptimet kryesore për vdekjen të filozofëve të ndryshëm dhe i kontraston këto teza dhe konceptime me mënyrën se si aktualisht vdiqën këta filozofë. Ideja mbi të cilën mbështetet ky libër është se t’u mësosh njerëzve të vdesin do të thotë t’u mësosh të jetojnë. Kjo pasi jeta dhe vdekja, si ide, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Me fjalë të tjera, jeta merr kuptim vetëm prej faktit që në horizontin e mendimit tonë shfaqet vdekja si limit njerëzor.


Megjithatë, duke e shkëputur këtë shprehje nga konteksti i librit ku gjendet, si do mund ta interpretonim? Filozofi Heidegger, i cili e praktikoi me shumë sukses interpretimin fenomenologjik, na fton të fokusohemi tek elementet e shprehjes, njëri pas tjetrit. Këtë mund ta bëjmë duke përdorur shkronja korsive. Por, paraprakisht duhet thënë se në këtë mënyrë arrijmë të përftojmë lexime të ndryshme të shprehjes; për shembull, në rastin tonë, katër lexime të tilla, që në fakt funksionojnë si katër shprehje të ndryshme.

Së pari, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Është funksioni par excellence i vdekjes dhe jo i jetës që të na bëjë cinikë. Ideja e vdekjes na përball me fundësinë e qenies sonë, na e bën të qartë që jemi të fundmë në një botë të pafundme dhe na i rrënon të gjitha kuptimet që kemi ndërtuar me kujdes, pasion dhe mundim përgjatë jetës. Ndërkohë që jeta, sido që ta mendojmë dhe analizojmë, nëse e shkëputim nga vdekja, pra nëse e konceptojmë si pa atë kufirin e fundmë që është vdekja, nuk na bën aspak cinikë; përkundrazi, na bën ose materialistë, ose idealistë, ose konservatorë, ose liberalë e kështu me radhë. Ky efekt cinik i idesë së vdekjes mbi njeriun ilustrohet mjaft mirë nga disa vargje të poetit Omar Khayyam: “Për vdekjen s’dridhem, as derdh fare lotë/ m’e mirë gjë në botë s’gjendet dot/ trembem për jetën që i madhi Zot/ më kot ma dha e unë ia kthej më kot”.

Së dyti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Ne bëhemi cinikë, nuk jemi të tillë. Ndërmjet qenies dhe bërjes, vdekja ndërhyn për t’i dhënë qenies formën cinike. Kështu, në fëmijëri, kur ende nuk e kemi idenë e vdekjes, qenia jonë është larg cinizmit. Fëmijët nuk janë kurrë cinikë. Kujtoj momentin tim të fëmijërisë, kur arrita të kuptoj që njeriu është i fundmë, vdes; më kapi një dëshpërim i pangushëllueshëm, por ende jo cinizmi. Më vonë, si individ i rritur, kur ideja ime për vdekjen u qartësua më tepër, nuk kishte më shpëtim nga cinizmi.

Së treti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Është e kotë t’iu referohemi situatave të ndryshme kulturore dhe historike; nuk ka rëndësi nëse jetojmë në shekullin XV apo në shekullin XXI, nëse jetojmë në Evropë apo Azi; vdekja na bën të gjithë cinikë, ata që ishin, ata që janë dhe ata që do të jenë. Duket të jetë një ligj i shkruar brenda vetë esencës së qenies njerëzore që përballja me vdekjen e bën njeriun cinik. Në këtë kuptim, vdekja është themeli i të gjithë historisë njerëzore, i të gjithë jetës dhe kulturës.

Së katërti, ‘Vdekja na bën të gjithë cinikë’. Filozofi gjerman Sloterdijk, në librin e tij “Kritika e arsyes cinike”, e përkufizon cinizmin si ‘ndërgjegje false e iluminuar.’ Sigurisht, ky formulim është një paradoks logjik, pasi si mund të jetë false ndërgjegja e iluminuar? Por, edhe pse paraqitet si paradoks logjik, edhe pse paraqitet si diçka anekdotike në letërsi, cinizmi është gjendja në të cilën ndodhemi. Madje edhe vetë përkufizimi që Sloterdijk i bën cinizmit është cinik. Sido që ta iluminojmë ndërgjegjen tonë false, me çfarëdolloj procedure, ideologjie dhe konceptesh, kjo vetëm sjell një falsitet të ri të ndërgjegjes, në kushtet kur iluminimi ndodh brenda jetës dhe me mjetet e jetës, ndërkohë që përtej saj pret vdekja, e cila, në mënyrë po aq cinike, është më e sigurt edhe se vetë taksat. /mapo/

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori