LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Lisa Shaw: Prezantuesja e BBC kishte mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca, thotë familja

Vdekja e Lisa Shaw: Prezantuesja e BBC kishte mpiksje gjaku pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca, thotë familja

Një prezantuese e vlerësuar me çmime e BBC radio vdiq në spital pasi pësoi mpiksje gjaku pasi mori vaksinën AstraZeneca, ka zbuluar familja e saj.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Lisa Shaw, e cila punoi për BBC Newcastle, zhvilloi dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, thanë të afërmit në një deklaratë.


Zonja Shaw, 44 vjeçe, vdiq në Royal Victoria Infirmary, Newcastle, të premten pasdite pasi ishte trajtuar në kujdesin intensiv për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen.

Një vërtetim i vdekjes rendit vaksinën si një nga faktorët e mundshëm, por dokumenti nuk përcakton një shkak të vdekjes.

Ai pritet që të lëshohet vetëm pas një hetimi për vdekjen e saj.

Prezantuesja nuk dihej të kishte ndonjë problem themelor shëndetësor dhe vdekja e saj erdhi si një tronditje shkatërruese për familjen dhe kolegët.

Ndryshe, më shumë se 330 raste të një çrregullimi të rrallë të mpiksjes janë vërejtur midis 24.2 milionë marrësve të vaksinës – ose rreth një në çdo 75,000 njerëz.

Pesëdhjetë e tetë pacientë kanë vdekur.

Mpiksjet – të cilat mund të ndodhin në tru – po ndodhin së bashku me nivele anormalisht të ulëta të trombociteve, të njohura si trombocitopenia.

Muajin e kaluar, shefat e shëndetit të Britanisë së Madhe kanë thënë që të gjithë nën-40 vjeç duhet t’u ofrohet një alternativë ndaj vaksinës së AstraZeneca për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Statistikantët analizuan numrat dhe gjetën që normat ishin pak më të larta tek të rriturit më të rinj, me gratë që dukeshin gjithashtu të jenë në rrezik më të madh.

Sidoqoftë, Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) kishte thënë se përfitimet e vaksinës Oxford/AstraZeneca vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori