LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dy punëtorëve në minierën e Novobërdës, reagojnë partitë politike

Vdekja e dy punëtorëve në minierën e Novobërdës, reagojnë partitë politike

Në minierën e Novobërdës sot ka ndodhur një rast tragjik, ku si pasojë e shembjes së dheut kanë humbur jetën dy minatorë.

Lidhur me këtë rast tragjik, kanë reaguar edhe partitë politike, të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se të gjithë janë tronditur nga vdekja e dy minatorëve.


“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës. Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre!”, ka shkruar Hoti.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie.

“Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë̈ minatorëve të prekur dhe të afërmeve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie”, ka shkruar Veseli.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së  ka kërkuar nga institucionet që të marrin masa për sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë. Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Nënkryetari i Novobërdës jep detaje për rastin tragjik në minierë
Lexo po ashtu Nënkryetari i Novobërdës jep detaje për rastin tragjik në minierë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Me rastin e tragjedisë në Novobërdë shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin me Kryetrain Sveta Jovanovic dhe familjet që kanë humbur tragjikisht dy anëtarët. Unë dhe Gjilani jemi me Ju. Çkado që duhet jemi në dispozicionin tuaj”, ka shkruar Haziri.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe minatorët për këtë humbje të madhe.

“I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës. Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën. Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

E Partia Socialdemokrate ka thënë se shembja e dheut brenda punishtes në Minierën e Artanës është lajm i rëndë.

“Sipas informacioneve nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy minatorë të kësaj ndërmarrje. Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira. Ndërsa të gjithë të lënduarve të tjerë i’u urojmë shërim sa më të shpejtë. Industria nxjerrëse minerale nëntokësore përbën një zonë të aktivitetit të punës që qindra punëtorë i ekspozon në nivele të larta të rrezikut. Shëndeti dhe siguria në punë e minatorëve të nëntokës është e rregulluar me direktiva të Bashkimit Evropian por edhe Ligjin Nr. 05/L -062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, përmes së cilit janë përcaktuar parimet e përgjithshme dhe të veçanta përmes së cilit parandalohen rreziqet në punë dhe mbrohet shëndeti i punëtorëve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Partia Socialdemokrate kërkon që ditëve në vazhdim të hetohet një rast i tillë në mënyrë që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar në mënyrë që ata të mos jenë të rrezikuar për arsye të mos-vendosjes së masave parandaluese. Në këtë drejtim i bëjmë thirrje Inspektoratit të Minierave, që në pajtim me autorizimet ligjore të cilat i’a njeh legjislacioni në fuqi, sa më parë të inspektojë aksidentin e sotëm dhe të sjell raport të detajizuar”, thuhet në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori