LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Novobërdës jep detaje për rastin tragjik në minierë

Nënkryetari i Novobërdës jep detaje për rastin tragjik në minierë

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dy minatorët kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në galerinë e pestë në minierë.

Ymeri tha se bashkë me kryetarin e Novobërdës, zjarrfikësit dhe ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes.


Ai po ashtu shtoi se minatorët e tjerë kanë arritur të dalin dhe janë shëndosh e mirë.

“Pas orës 10:00, sipas informatave që morëm, menjëherë u nisëm bashkë me kryetarin e komunës. Ka ndodhur një tragjedi këtu në minierën e Artanës. Është shembur dheu në galerinë e pestë dhe dy minatorë kanë humbur jetën. Kana arritur, policia, zjarrfikësit dhe ambulanca”, ka thënë Ymeri.

Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur
Lexo po ashtu Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur

Ai tha se janë duke i pritur ushtarët e FSK-së, për t’i nxjerr trupat nga miniera.

“Tash po i presim ushtarët e FSK-së që t’i nxjerrin trupat e dy minatorëve, si dhe prokurorin për zbardhjen e rastit”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Telegrafi mëson se dy minatorët që kanë pësuar në minierën e Artanës, njëri është nga komuna e Lipjanit dhe tjetri me banim në Hajvali të Prishtinës.

Ndryshe, edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se një inxhinier dhe një minator kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori