Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e dorës në derbin e madh ndaj Schalkes, në kuadër të xhiros së 7-të të Bundesligës, duke bërë që ai të largohet me barelë dhe i përlotur nga fusha.

Jo ndodhi në minutën e 28-të të ndeshjes kur Reus ka ndrydhur kyçin e dorës pas një dueli jo aq të rëndë me një lojtar të Shalkes, pas së cilës ka rënë në tokë dhe ka kapur kokën, ku menjëherë është kuptuar se bëhet fjalë për lëndim të rëndë.

Reus u dërgua jashtë me barelë dhe shihej se e kishte të vështirë të përballonte faktin që kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, që mund t’ia humb Kupën e Botës që zhvillohet në Katar.

Reklama
Reklama

Reus ka pasur gjithmonë probleme të mëdha me lëndime gjatë karrierës së tij dhe mund të thuhet se futbolli “nuk ka qenë i drejtë” ndaj tij, pasi me cilësinë që posedon, nuk ka dyshim se do të kishte arritur sukses shumë më të madh.

Në vitin 2012, Reus u dëmtua në ndeshjen e fundit përgatitore për Kampionatin Evropian, ndërsa dy vjet më vonë humbi Kampionatin Botërorin në Brazil.

Në vitin 2016, ai sërish u dëmtua në ndeshja e fundit përgatitore para Kampionatit Evropian të atij viti.

Për shkak të një dëmtimi, ai humbi edhe Kampionatin Evropian, i cili u zhvillua në vitin 2021, dhe paraqitja e tij e vetme në një garë të madhe ishte në Rusi në Kampionatin Botëror 2018, kur Gjermania u eliminua në fazën e grupeve./Telegrafi/

Reklama
Reklama