LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca gjyqësore kundër Lushtakut e Gjukajt

Vazhdon seanca gjyqësore kundër Lushtakut e Gjukajt

Seanca gjyqësore kundër Sami Lushtakut, Arben Gjukajt, dhe pesë të tjerë për akuzat e Prokurorisë lidhur me tenderin milionësh të KEK-ut, pritet të vazhdojë edhe sot me dëshminë e dëshmitarëve të tjerë.

Prokuroria e ngarkon Lushtakun për shtytje në një tender 6 milionësh në KEK. Përveç Sami Lushtakut, të akuzuar janë edhe drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) Hysni Hoxha që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.


Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjithashtu janë edhe ish-drejtori i prokurimit në KEK, Driton Pruthi dhe Azem Duraku. /Telegrafi/