LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon lufta tregtare, Kina rrit tarifat në 60 miliardë dollarë për mallrat amerikane

Vazhdon lufta tregtare, Kina rrit tarifat në 60 miliardë dollarë për mallrat amerikane

Kina ka njoftuar se do të rris tarifat tregtare në 60 miliardë dollarë për mallrat amerikane, si shenjë hakmarrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e tarifave të eksporteve kineze.

Ministria kineze e Financave ka njoftuar se detyrimet e ndëshkimit prej 5 për qind deri në 25 për qind në qindra produkte amerikane, përfshirë bateritë, spinaqin dhe kafen, do të hyjnë në fuqi më 1 qershor 2019, përcjell Telegrafi.


Ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare
Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Njoftohet se numri dy i ekzekutivit kinez, Liu He, ka thënë se bisedimet e mëtejshme do të vijojnë në Pekin, por ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë
Lexo po ashtu Vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Kinë

Ekonomistët e bankës inventive Morgan Stanley, kanë njoftuar se rritja e tarifave mund të shkurtojë rritjen ekonomike vjetore të Kinës me 0.5 pikë përqindje. Ata thanë se ndikimi mund të rritet nëse pasiguria i bën ndërmarrjet të ulin vendet e punës ose të shtyjnë investimet. /Telegrafi/