LAJMI I FUNDIT:

Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Ky veprim shënoi një përshkallëzim të madh në tensione midis ekonomive më të mëdha të botës.


Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, njoftoi se Pekini po shqyrton anulimin e bisedimeve tregtare me Uashingtonin.

“Marrëveshja e Tregtisë me Kinën vazhdon, por shumë ngadalë, pasi ata përpiqen të rinegociojnë. Jo!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar nëse Kina do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave. Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-së refuzuan të komentojnë.

Po ashtu, Ministria kineze e Tregtisë e Kinës nuk ka komentuar për rastin.

“Atmosfera e negociatave ka ndryshuar. E gjitha kjo varet nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara”, tha një zyrtar kinez.

Ditë më parë, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, kishte thënë se një marrëveshje tregtare ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit do të shkonte përtej përpjekjeve të mëparshme për të hapur tregjet e Kinës ndaj kompanive amerikane. /Telegrafi/