Vazhdon heshtje e UEFA-së për Kosovën

Zyra për informim e shtëpisë së futbollit evropian, në pyetjen që kanë bërë mediat serbe, nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë, përkatësisht as nuk e ka pranuar e as përjashtuar mundësinë që Kosova të futet në njërin nga grupet kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
“Federata e Futbollit të Kosovës e ka prezantuar aplikacionin për pranim në UEFA, por për këtë, informata do të japim në të ardhmen, kur të ketë diçka konkrete. Gjithashtu, nuk mund të japim informata rreth spekulimeve rreth pjesëmarrjes së Kosovës në kualifikimet për Botëror”, ka qenë përgjigja e UEFA-s në drejtim të së përditshmes serbe, “Novosti”.
Ky medium serb shkruan se kryetari i FFK-së është duke e pritur miratimin zyrtar për tu futur në grup ndërsa për këtë ka edhe garancinë e presidentit të UEFA-s Mishel Platini.
Serbët nuk i harrojnë edhe miqtë e tyre sikurse që është presidenti i nderit Vyacheslav Koloskov, i cili tha se kjo nuk do të ndodh. /Telegrafi/





















































