LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dhurimi i donacioneve për punëtorët shëndetësorë nga fondacioni Golden Eagle

Vazhdon dhurimi i donacioneve për punëtorët shëndetësorë nga fondacioni Golden Eagle

Fondacioni Golden Eagle sot dhuroj pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë të Spitalit Rajonal – Gjakovë.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të spitalit rajonal të Gjakovës iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse, pako përmban 820 maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues si dhe 600 njësi lëngje frutash.


Fondacioni Golden Eagle përmes kampanjës për tu dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19, do ofroj donacione për të gjitha spitalet regjionale të Kosovës gjatë ditëve në vijim.