LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon beteja Kosovë – Maqedoni për aviobileta

Vazhdon beteja Kosovë – Maqedoni për aviobileta

Derisa Kosova vazhdon të presë një përgjigje nga Komisioni Evropian rreth kërkesës për të hetuar ligjshmërinë e subvencioneve për kompanitë ajrore nga ana e Maqedonisë, Aeroporti i Prishtinës ende po bënë përpjekje të tejkalojë dëmin e pësuar nga shteti fqinj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2014, kur Aeroporti i Prishtinës kishte shërbyer për rreth 220 mijë udhëtarë më pak se një vit më herët, Maqedonia njoftonte se Aeroporti i Shkupit kishte thyer rekordin e udhëtarëve.


Kjo kishte nxitur Autoritetin e Aviacionit Civil që të bëjë një kërkesë në Komisionin Evropian për të vërtetuar ligjshmërinë e subvencioneve që bënte Qeveria e Maqedonisë ndaj kompanive ajrore të cilat kishin arritur t’i merrnin një pjesë të udhëtareve të Aeroportit të Prishtinës.

Atë kohë, ky autoritet insistonte se Maqedonia kishte bërë shkelje të konkurrencës së drejtë me këtë veprim.

Dhe derisa një përgjigje zyrtare po vonon, Aeroporti i Prishtinës po vazhdon përpjekjet që të minimizojë dhe të tejkalojë dëmet që u bënë nga shteti fqinj.

Dritan Gjonbalaj, kryeshef i këtij autoriteti, thotë se vitin e kaluar Aeroporti i Prishtinës ka zbatuar një program të ligjshëm të nxitjeve për kompanitë ajrore që për pasojë ka rritur trafikun në këtë aeroport.

Ai po ashtu shpreson se pretendimet e palës Kosovare do të vërtetohen edhe nga BE-ja e cila do të kërkojë nga Maqedonia që të ndalojë këtë praktikë.

“Mund t’ju konfirmoj se vlerësimet preliminare të Komisionit janë në të njëjtën linjë me vlerësimet tona për këtë rast. Kjo dëshmohet edhe me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2015 (ish-Raporti i Progresit), në të cilin shprehet shqetësim për nxitjet financiare që Qeveria e Maqedonisë ua jep kompanive ajrore në Aeroportin e Shkupit”, ka thënë Gjonbalaj, për portalin Insajderi.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Komisioni Evropian t’i përdorë mekanizmat e vet për të garantuar konkurrencë të drejtë midis aeroporteve në rajon”, ka shtuar Gjonbalaj.

Në vitin 2013, Maqedonia kishte vendosur që të subvencionojë kompanitë ajrore që do të jenë të gatshme të shtojnë linjat e fluturimit nga Aeroporti i Shkupit. Këto kompani kanë marrë deri në 40 mijë euro për çdo destinacion të ri, ndërsa qeveria maqedonase ka paguar po ashtu shtatë deri në nëntë euro për çdo tiketë të blerë në këto fluturime.

Për më tepër, në tetor të vitit 2014, menjëherë pas ankesës së Kosovës, Maqedonia kishte thënë se në të ardhmen do të subvencionojë deri në 65 euro turistët që vijnë nga Gjermania, Amerika, Britania e Madhe, Kazakistani dhe Azerbajxhani.

Dëmet e një politike të tillë të ndjekur nga Maqedonia ishin ndjerë sidomos në vitin 2014. Derisa në vitin 2013 numri i udhëtareve që u shërbyen në Aeroportin e Prishtinës ishte 1,628,678, ky numër ishte për 14 për qind më i vogël, apo 1,404,775 udhëtare.

“Vlerësojmë se kjo rënie e numrit të udhëtarëve në vitin 2014, përveç tjerash, ka qenë e ndikuar seriozisht edhe nga subvencionet financiare të Qeverisë së Maqedonisë për kompanitë ajrore që fluturojnë në Shkup”, ka thënë Gjonbalaj.

Por, me gjithë sfidën e vështirë që vije nga Maqedonia, ai shpreson se numri i trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari do të vazhdojë të rritet.

“Jemi të bindur se Aeroporti i Prishtinës, me shërbime cilësore dhe programe të ligjshme të nxitjes, do ta vazhdojë rritjen e trafikut, duke iu ofruar udhëtarëve tanë mundësi për fluturime në destinacione të reja, me çmime më të lira” ka thënë ai.

“Gjithashtu, kemi pritje të arsyeshme se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të ketë rritje edhe më të madhe të numri të udhëtarëve në Prishtinë”.

Derisa Kosova dhe Maqedonia kanë probleme sa i përket transportit ajror, një gjë e tillë nuk vlen për atë rrugor. Kosova ka filluar ndërtimin e autostradës në drejtim të Hanit të Elezit që pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori