LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë provokimet serbe, shfaqin banderolë kundër Kosovës në ndeshjen e Euroligës

Vazhdojnë provokimet serbe, shfaqin banderolë kundër Kosovës në ndeshjen e Euroligës

Serbët shfrytëzojnë thuajse çdo ngjarje sportive për të shpalosur banderola dhe bërë thirrje kundër Kosovës.

Përkundër që gjithmonë kanë marrë dënime nga UEFA e FIFA apo organizatat tjera sportive, tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë të njëjtin veprim.

Së fundmi një banderolë e tillë ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë është shfaqur edhe në ndeshjen e Euroligës mes skuadrës italiane Milano dhe Crvna Zvezdës.

Tifozët serbë që ndodheshin mbrapa koshit vendosën ta shpalosnin këtë banderolë dhe për çudi një gjë e tillë qëndroi gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u largua.

Për këtë ka reaguar edhe njohësi për çështje të sigurisë Agim Musliu në rrjetin social Twitter.

“FIBA, ky është provokim serb dhe rus kundër Kosovës dhe sundimit të lojës së ndershme, kundër tolerancës dhe demokracisë. Duke lejuar këtë flamur në ndehsjet zyrtare të FIBA-s, ju po promovoni ambiciet e tyre. Ndalojeni këtë”, ka shkruar Musliu në Twitter.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga FIBA, por as nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk ka dërguar ndonjë ankesë në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori