LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestën të pakënaqurit që nuk u pranuan në kombinatin ‘Trepça’

Vazhdojnë protestën të pakënaqurit që nuk u pranuan në kombinatin ‘Trepça’

Dhjetëra protestues kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në kwtw ndërmarrje.

Ata përmendën sërish fakte për parregullsitë gjatë procesit të pranimit, ndërsa u shprehën të zhgënjyer me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, për të cilat thanë se nuk po merren seriozisht me problemin e tyre.


Arsim Musa nga këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur se të gjitha parregullsitë janë verifikuar dhe dërguar tek organet përkatëse.

Zhbllokohet rruga Mitrovicë-Stantërg, protesta vazhdon para minierës
Lexo po ashtu Zhbllokohet rruga Mitrovicë-Stantërg, protesta vazhdon para minierës

Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen deri në evidentimin e këtyre padrejtësive.

Protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa pjesëtarë të policisë janë duke vëzhguar situatën nga afër gjatë gjithë kohës. /KP/