LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë problemet e njëjta për Mourinhon – lojtarët e Tottenhamit kthehen kundër portugezit

Vazhdojnë problemet e njëjta për Mourinhon – lojtarët e Tottenhamit kthehen kundër portugezit

Jose Mourinhon duket se po e përcjell fati i njëjtë që e kishte te Chelsea e Manchester United edhe te Tottenham Hotspuri.

Trajneri portugez ndër vite është përballur me një kundërshtim të lojtarëve, e tani raportohet se e njëjta gjë po i ndodh edhe te Spurs.


The Sun raporton se lojtarët e skuadrës nga Liga Premier janë kthyer kundër Special One shkaku i mënyrës së stërvitjes së tij.

Tottenham (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Një numër i madh i lojtarëve janë të pakënaqur me strategjinë e Mourinhos në stërvitje dhe tani i janë kthyer kundër.

Mënyra e lojës me topa të gjatë në stërvitje që duhet praktikuar edhe në një ndeshje, kanë frustruar lojtarët e Tottenhamit.

Jose Mourinho dhe Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ata duan që luaj e tyre të jetë me pasime të shkurta dhe të luajnë lojën që janë mësuar së bashku, por portugezi nuk mendon ashtu.

Skuadra ndihet keq edhe për Tanguy Ndombele, i cili u kritikua dy herë publikisht nga Mourinho gjatë periudhës festive. Mourinho sugjeroi se francezi nuk ishte i lënduar, por s’ishte në gjendje të luajë, kur Tottenhami e mori fitoren e fundit në ligë, kundër Brightonit.

Mourinho ka bonus të veçante nëse e kualifikon Tottenhamin në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Mourinho ka bonus të veçante nëse e kualifikon Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

Mourinho thuhet se ka kërkuar nga lojtarët që të vrapojnë sa në pjesën ofanzive, aq në pjesën defanzive, në mënyrë që ta fitojnë takimin.

Kjo strategji e stërvitjes i ka acaruar ata dhe thuhet se tashmë janë kthyer kundër ish-trajneri të Real Madridit e Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori