LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i sezonit në Serie A mund të zhvillohet në vetëm katër qytete

Vazhdimi i sezonit në Serie A mund të zhvillohet në vetëm katër qytete

Me gjysmën e të gjitha vdekjeve nga coronavirusi në rajonin e Lombardisë, ndeshjet e Serie A mund të luheshin vetëm në katër qytete të qendrës dhe jugut, përfshirë Firencen, Romën dhe Napolin.

Anëtari dhe këshilltari i Organizatës Botërore të Shëndetit në Komitetin Olimpik Italian, Walter Riccardi, konfirmoi për Radio Punto Nuovo se ata do të propozojnë të luajnë në qendër dhe jug të Italisë ndeshjet e mbetura të sezonit në Serie A.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, qytetet e diskutuara janë Firence, Romë, Napoli dhe potencialisht një tjetër.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina: Me 4 maj në stërvitje, në fund të muajit me ndeshje
Lexo po ashtu Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina: Me 4 maj në stërvitje, në fund të muajit me ndeshje

“Italia nuk është njëlloj në aspektin e infeksionit. Në qendër dhe jug nuk ka pasur atë shpërthim të tmerrshëm të parë në veri”.

“Por njerëzit komunikojnë dhe udhëtojnë. Në disa pjesë të vendit, kjo nuk mund të bëhet akoma. Ka zona ku ka akoma 100 e më shumë vdekje në ditë”.

“Diferencimi i zonave sipas nivelit të rrezikut është i duhur, kështu që ne po propozojmë të luajmë në qendër dhe jug sepse nuk ka kuptim të ndalosh aktivitete kur nuk ka raste të tilla si Basilicata”.

“Ajo që do të sugjerojmë është të kemi masa të ndryshme sipas zonave gjeografike”, ka thënë Riccardi.

Kjo është e ngjashme me sugjerimin e javës së kaluar që të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A të luhet në Romë dhe rreth Romës.

Ministri i sportit në Itali më në fund jep lajmin e madh: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në maj
Lexo po ashtu Ministri i sportit në Itali më në fund jep lajmin e madh: Stërvitjet e skuadrave fillojnë në maj

Lombardia është epiqendra dhe vazhdon të përfaqësojë gjysmën e të gjitha vdekjeve të përditshme nga Covid-19 në Itali. Klubet e Serie A në zonën më të prekura nga shpërthimi janë Milani, Interi, Brescia dhe Atalanta.

Meqenëse ndeshjet e mbetura do të jenë pas dyerve të mbyllura, përparësia në shtëpi duhet të anulohet praktikisht sidoqoftë.

Rajonet në fjalë kanë më shumë se një stadium të përshtatshëm për futbollin në Serie A, për shembull Frosinone dhe Benevento kanë arena relativisht të reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori