LAJMI I FUNDIT:

Vatra, 16 vjet agjenci reklamuese e vlerave të markave të fuqishme

Vatra, 16 vjet agjenci reklamuese e vlerave të markave të fuqishme

Në vitin 2003, Arnold Schwarzenegger u zgjodh guvernator i Kalifornisë, kompania “Walt Disney Pictures” prodhoi “Më kërkim të Nemos”, “Apple-i” hodhi në treg markën e re të quajtur iTunes, Volkswagen-i prodhoi në Meksikë makinën e stilit të vjetër “Old-Style Beetle”, kombëtarja jonë e futbollit mundi Rusinë në Kualifikueset e Evropianit, KF Tirana fitoi Superligën Shqiptare dhe Drejtori aktual i Departamentit Digjital të Vatrës udhëtoi drejt Italisë për trajnim më të mirë. Për më tepër, 2003-shi ishte viti kur u themelua një prej agjencive më të vjetra dhe më të mëdha të reklamimit në Shqipëri.

Vatra është një agjenci reklamimi, komunikacioni dhe dizajni markash me seli në Tiranë dhe degë vendore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Agjencia kremton çdo 8 nëntor përvjetorin e themelimit dhe këtë vit i ka vënë qëllim vetes që t’ju mahnitë me punën e saj.


Themeluesi Gerton Bejo e nisi këtë rrugëtim në një zyrë të vogël në Tiranë, ku ofronte zgjidhje dizajni për një grup klientësh shumë të rëndësishëm dhe besnikë. Me kalimin e viteve, Vatra u rrit në përmasa duke shtuar shërbimet, vendndodhjet dhe selitë. Gjashtëmbëdhjetë vjet nga themelimi, agjencia ka plot tre degë në rajonin e Ballkanit.

Ekipi i saj prej 37 individësh mendjendritur, të devotshëm dhe te zellshëm, ka krijuar një portofol mjaft të larmishëm në dizajn, marketing, reklamim dhe shërbime digjitale, duke u fokusuar te krijimi i markave ekskluzive për klientët e tyre. Gjatë 16 viteve të fundit, Vatra ka kontribuar në krijimin e disa prej markave më të famshme shqiptare dhe ka punuar me kompani të spikatura shqiptare dhe të huaja.

Disa prej klientëve të saj janë KFC, Gulf International, Miele, Milwaukee Power Tools, Cineplexx, Credins Bank, Posta Shqiptare, Balfin Group, Universiteti Europian i Tiranës, DigitAlb, etj.

Drejtori Ekzekutiv i Vatrës, Gerton Bejo deklaroi: “Jemi shumë krenarë që kemi arritur një gur kaq të rëndësishëm kilometrik. Gjashtëmbëdhjetë vjet!
Kohë shumë e gjatë për këdo që bën biznes, sidomos në tregun shqiptar të reklamimit.

Në fillimet e Vatrës, fiks gjashtëmbëdhjetë më parë, as nuk më kishin shkuar ndërmend të papriturat dhe sfidat, apo se çfarë do të rezervonte tregu në të ardhmen.
Në fillim, krijonim dizenjo dhe marka vetëm të shtypura, por tani jemi specializuar në krijimin e markave dhe komunikacioneve kryesisht në ekran.

Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, jo gjithnjë i lehtë, por padyshim mjaft mbresëlënës dhe përmbushës.

Jemi me fakt që jemi rritur kaq shumë në 16 vjet dhe për këtë u jemi mirënjohës klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë që kanë besuar te ne, vizioni dhe suksesi ynë”.

Për të festuar këtë gur kilometrik të gjashtëmbëdhjetë, Agjencia Vatra do të ndërmarrë një program me bashkëpunime krijuese të veçanta me biznese dhe organizata të ndryshme për të krijuar diçka me të vërtetë joshëse për klientët, partnerët dhe audiencat e saj të ndryshme, qofshin aktualë apo të ardhshëm.

Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të përkushtimit dhe punës së palodhur që kanë sjellë përmbushjen dhe tejkalimin e qëllimeve, Brunilda Hoxha, Drejtoresha e Departamentit Krijues të Vatrës tha:
“Ne nuk donim që punimet tona krijuese të kalonin pa u vënë re.
Prandaj, kemi vendosur të nisemi në këtë rrugëtim dhe të menaxhojmë një sërë projektesh bashkëpunuese të veçanta gjatë muajve të ardhshëm, për të krijuar praktikat më të mira për hir të dizajnit dhe reklamimit në tregun e vendas të krijimit të markave”.

Gertoni përmbylli duke thënë “Jam krenar për mënyrën se si Vatra është rritur ndër vite, dhe se si qasja jonë e drejtpërdrejtë e “të mbaruarit punë” u ka sjellë rezultate të matshme klientëve tanë.

Ekipi ynë i ka hedhur sytë drejt viteve të ardhshme të suksesit në Tiranë, Ballkan dhe përse jo, shumë shpejt edhe në Evropë”.


Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori