LAJMI I FUNDIT:

Vasolli për Raportin e Progresit: Korrupsioni endemik është problem i madh për Kosovën

Vasolli për Raportin e Progresit: Korrupsioni endemik është problem i madh për Kosovën

Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane, ka komentuar Raportin e Progresit që sot u publikua nga Komisioni Evropian për Kosovën dhe vendet tjera që synojnë anëtarësimin në BE.

Ai ka përmendur disa nga sfidat e institucioneve të Kosovës.


“Duke marrë parasysh Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që u publikua para pak muajve, del se sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është sfidë për tërë rajonin. Kosova nuk është as imune dhe as nuk qëndron më mirë, tha Vasolli, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas tij, një sfidë e madhe është edhe gjyqësori.

“Sipas informatave nga ky Raport i Progresit del që aty është sfida më e madhe – gjyqësori”.

“Rastet po zgjasin shumë gjatë dhe nuk po marrin epilog. Administrata e gjyqësorit ka mangësi dhe duhet të përmirësohet, përderisa puna e Prokurorisë dhe Policisë edhe në raportet e mëhershme është vlerësuar si më pozitive”.

“Ne kemi shumë për të bërë. Vlerësimi se korrupsioni është endemik është shumë shqetësues për të gjithë ne”.

“Nëse realisht është endemik, atëherë edhe shoqëria civile dhe mediat duhet të ishin më të zëshme dhe të kërkojnë llogaridhënie prej institucioneve që të luftojnë krimin dhe korrupsionin”.

Ai ka deklaruar se pavarësisht që ka punë të mira që janë bërë në gjyqësorin e Kosovës, ka akoma shumë probleme.

“Jemi të vetëdijshëm se rrogat dhe numri i stafit, si gjyqtarët ose stafi përcjellës janë rritë, ashtu sikur edhe buxheti i nevojshëm për këto fusha ka pasë rritje”.

“Këto janë sinjale pozitive që mund t’i shohim, por ajo çfarë po ndodh është se nuk po shohim rastet që po përfundohen, nuk po shohim vendime meritore”, tha Vasolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori