LAJMI I FUNDIT:

Varrosen tetë viktimat e masakrës së Vlorës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit (Video)

Varrosen tetë viktimat e masakrës së Vlorës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit (Video)

Tetë arkivole dolën nga një derë. Tetë jetë të prera në mes nga dora gjakatare e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, i cili i ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij.

Gjashtë arkëmorte në ngjyrë kafe dhe dy të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamtumira e fundit, mes lotëve dhe britmave, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.


Familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste, donte të prehej në tokat e tij.

E ndaj ata kanë vendosur që të gjithë viktimat të prehen në të njëjtin vend, mes pemëve të ullinjëve, që janë simbol i paqes. Teksa burrat fusin në arkivolet në gropat e hapura, gratë vajtojnë me ligje, raporton BalkanWeb.

Autori i masakrës, Ridvan Zykaj, pranon krimin dhe ironizon: Më arrestuat shumë vonë
Lexo po ashtu Autori i masakrës, Ridvan Zykaj, pranon krimin dhe ironizon: Më arrestuat shumë vonë

Ndërkohë, në ceremoninë e varrimit janë mbajture edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë. Ngjarja e djeshme cilësohet si nga më të rëndat që është dëgjuar në këto 30 vitet e fundit, ndërsa në ceremonia marrin pjesë jo vetëm familjarë, e të afërm, por banorë të fshatit e qindra qytetarë.

Viktimat:

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Vlorës. Në rrethana ende të paqarta, Ridvan Zykaj pasi ka rrëmbyer një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve të tij.

Fillimisht ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.

Gjyshi i vrasësit tregon masakrën e Vlorës: Si i mblodha trupat (Video)
Lexo po ashtu Gjyshi i vrasësit tregon masakrën e Vlorës: Si i mblodha trupat (Video)

Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.

Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij (Foto)
Lexo po ashtu Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij (Foto)

Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtepisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë. Pas 12 orësh në arrati, 500 forca policie kanë bërë të mundur arrestimin e 24-vjeçarit, i cili nuk shprehu asnjë shenjë pendese për krimin e rëndë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori