LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi i vrasësit tregon masakrën e Vlorës: Si i mblodha trupat (Video)

Gjyshi i vrasësit tregon masakrën e Vlorës: Si i mblodha trupat (Video)

Dëshmi rrëqethëse e gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës. Kujtim Zykaj, ndonëse në moshë të thyer ka rrëfyer me detaje të gjithë ngjarjen që ka ndodhur dje mes dy familjeve që çoi në vrasjen e 8 personave.

Në derën e shtëpisë, gjyshi mes ngashërimash tregon se ai vetë, vëllai Demiri, dy nuset dhe nipat si dhe familja e Ridvanit ishin në një drekë familjare kur një nga nuset e ka akuzuar 24-vjeçarin se i kishte vjedhur kaposhët e detit.


“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë i moshuari.

I pyetur se përse e ka bërë këtë, plaku i familjes Zykaj thotë: “Ja për të më bërë gropën mua”.

Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij (Foto)
Lexo po ashtu Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij (Foto)

“Në drekë një nga nuset i tha që më ke marrë kaponjt e detit. Hëngrëm dhe drekën dhe u çua. I thashë ku do vesh, më tha do çoj dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi.
Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë në avlli. Ulërisja më kot, askush nuk më degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. (Ngashërehet) Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, tregon gjyshi i autorit.

Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)
Lexo po ashtu Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)

Ai tregoi se Ridvani ishte i ndarë nga i ati dhe jetonte vetëm.

“Ridvanin e kanë të ndarë dhe rri lart. Rrinë me djalin tjetër”, tregoi i moshuari. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori