LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: BE do të bëjë gjithçka për të shpejtuar negociatat me Malin e Zi

Varhelyi: BE do të bëjë gjithçka për të shpejtuar negociatat me Malin e Zi

Komisionari i Zgjerimit i BE-së, Oliver Varhelyi, tha sot pas Konferencës Ndërqeveritare BE-Mali i Zi në Luksemburg, se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar bisedimet e anëtarësimit me Podgoricën, të cilat duhet të përqendrohen në sundimin e ligjit.

“Në Konferencën e parë Politike Ndërqeveritare nën metodologjinë e rishikuar sonte: një sinjal i fortë politik dhe dialog politik mbi reformat kryesore. Mali i Zi tashmë ka hapur të gjithë kapitujt dhe duhet të përqendrohet në sundimin e ligjit në mënyrë që të përmbushë kërkesat kryesore në Kapitujt 23 dhe 24”, shkroi Varhelyi në Twitter.


Ai shtoi se Komisioni Evropian do të jetë me Malin e Zi dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar negociatat e anëtarësimit dhe për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, të cilat ende janë duke pritur fillimin e negociatave, Varhelyi deklaroi se është bërë shumë në muajt e mëparshëm dhe se është bërë përparim i dukshëm.

“Unë mendoj se jemi drejt fundit të procesit dhe tani duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të kaluar në nivelin tjetër, i cili përfshin konferencat e para ndërqeveritare (fillimi i negociatave) me të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, si një çështje prioritare”, ka shkruar Varhelyi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori