LAJMI I FUNDIT:

Varësia nga seksi: Mitet vs Realiteti

Varësia nga seksi: Mitet vs Realiteti

Në këtë epokë ku yjet e njohura dhe politikanët dalin haptas me pohimet se janë të varur nga seksi dhe se i tradhtojnë partnerët, nuk është çudi nëse brengoseni se a ekziston vërtet varësia nga seksi.

Përgjigja e ekspertëve është PO dhe JO. Duke u bazuar në hulumtimet e ekspertëve, varësia nga seksi nuk ekziston. Por, nëse e lëmë këtë mënjanë dhe i shikojmë sjelljet dhe mendimet që sillen në mendjen e një personi që pretendon të jetë i varur nga seksi, atëherë kjo është storje tjetër, transmeton Telegrafi.


Edhe pse nuk njihet formalisht nga mjekësia, varësia nga seksi mund të ekzistojë sepse individët e ndjejnë një lloj detyrimi për të bërë seks.

Nëse jeni person që keni dëshira të mëdha seksuale, aktivitete dhe fantazi seksuale, dhe e tërë sjellja juaj është e përqendruar që të arrini të bëni seks me çfarëdo çmimi, atëherë mund të jeni në mesin e atyre që mund të jenë të varur nga seksi.

Nëse kjo sjellje apo këto dëshira vazhdojnë pavarësisht pasojave që mund t’i keni – si p.sh., ju kanë zënë duke shikuar filma pornografikë në vend të punës, ju janë harxhuar paratë për shkak të shërbimeve të shumta seksuale, tërë kohën diagnostikoheni me sëmundje të transmetueshme seksualisht, etj., – atëherë ju mund të keni një problem serioz.

Abuzimi me substanca, varësia nga ushqimi, dëshirat seksuale – cilado prej këtyre – nxiten nga mekanizma të njëjtë.

Pra kur një person është në depresion, është i shqetësuar apo ka shumë stres, ai/ajo mund të kërkojë ngushëllim tek alkooli, drogat, ushqimi apo seksi.

Por, qoftë kjo varësi e vërtetë apo jo, me pak përkushtim dhe ndihmë nga ekspertët, çdo njeri mund të përmirësohet dhe të mësohet të merr vendime më të mira. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori