LAJMI I FUNDIT:

‘Vardy do të qëndroj te Leicesteri’

‘Vardy do të qëndroj te Leicesteri’

Sipas nënkryetarit të klubit, Jamie Vardy do të qëndroj te Leicester City edhe për sezonin e ri.  

Në një intervistë për Daily Mail, nënkryetari i Leicester Cityt, Aiyawatt Srivaddhanaprabha ka deklaruar se sipas tij Jamie Vardy do të qëndroj edhe këtë sezon, pasi dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë dhe garuese në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.

“Ju do të shihni lajmin shumë shpejt, por unë mendoj se ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Aiyaëatt Srivaddhanaprabha për Daily Mail.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Unë mendoj kështu, le të shohim. Ne kemi nevojë për të ndërtuar ekipin. Ne vazhdojmë të besojmë se ne mund të bëjmë diçka të veçantë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”

“Liga e Kampionëve do të jetë e mahnitshme për Leicester, kështu që le të shohim. Leicester është viktimë dhe ne ende mund të jemi viktimë”, përfundoi nënkryetari i Leicester Cityt. /Telegrafi/