LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore

Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore
Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

Në fjalët e para emocionale publike që nga vdekja e burrit Kobe Bryant dhe vajzës së saj, 13-vjeçare Gianna, Vanessa Bryant, kujtoi të dashurit e saj që humbi muajin e kaluar, gjatë një ceremonie përkujtimore të Los Angeles Lakers.

E veshur në të zeza, Bryant me lot në sy fillimisht ka folur për vajzën Gianna, duke e përshkruar atë si një vajzë të mrekullueshme.

“Gianna Bryant ishte një shpirt jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë”, tha ajo. “Ajo ishte një nga miqtë e mi shumë më të mirë”. “Unë e doja shumë mënyrën se si ajo më shikoi ndërsa më përqafonte”, vazhdoi ajo. “Ishte sikur ajo po më zhytej e gjitha brenda”.


Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

Bryant kishte folur më pas edhe për ‘shpirtin binjak’, Kobe, për një anë të butë të tijën që shumë prej njerëzve nuk e panë kurrë.

Vanessa Bryant: Nuk mund ta përballoj humbjen e tyre, do doja të mbaronte ky makth
Lexo po ashtu Vanessa Bryant: Nuk mund ta përballoj humbjen e tyre, do doja të mbaronte ky makth

“Kobe njihej si një konkurrent i ashpër në fushën e basketbollit”, tha ajo. Por për Vanessa, “Ai ishte burri im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve tanë. Ai ishte gjithçka për mua”.

Përveç Gianna, Kobe dhe Vanessa kishin së bashku edhe tri vajza të tjera: Natalia, Bianka dhe Capri.

Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, gjersa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Kalo në kategori