LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital për të trajtuar lëndimin

Van Gaal rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital për të trajtuar lëndimin

Louis van Gaal u dërgua në spital pasi ra nga biçikleta e tij përpara ndeshjes kualifikuese të Holandës për Kupën e Botës kundër Norvegjisë.

Ish-trajneri i Mançester United mësohet se ka lënduar ijën kur po kthehej me biçikletë në hotelin e ekipit pas stërvitjes të së dielës mbrëma.


70-vjeçari – i cili iu nënshtrua një ndërhyrje në kofshë në vitin 2012 – tani po përdor një karrige me rrota për të lëvizur.

Lëndimi nuk mendohet të jetë shumë i rëndë edhe pse Van Gaal u kthye në stërvitje të Holandës të hënën.

Ai lëvizi me ndihmën e një karroce golfi nga ndihmësi i tij Henk Fraser, ndërsa ndihmësi tjetër Danny Blind zhvilloi nxehjet me lojtarët.

Ai është këshilluar të pushojë dhe të lërë lëndimin të pushojë vetë pa pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Një zëdhënës i Holandës tha: “Louis nuk mund të ecë dhe është në një karrige me rrota. Ai dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të arritur në ndeshjen e së martës”.

Ende nuk është bërë e qartë nëse do të jetë i pranishëm në atë takim, por që situata nuk është shumë serioze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori