LAJMI I FUNDIT:

Van Bommel dëshiron hakmarrje ndaj Interit për finalen e humbur me Bayerin

Van Bommel dëshiron hakmarrje ndaj Interit për finalen e humbur me Bayerin
Mark van Bommel në konferencën për media para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit në Madrid (Foto: Handout/UEFAGetty Images/Guliver)

Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel, thotë se konsideron derbi përballjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Holandezi thotë se kërkon fitore ndaj zikaltërve për t’u hakmarrë kështu edhe për finalen e humbur me Bayern Munichun.


“E kam humbur finalen e Ligës së Kampionëve nga Interi në vitin 2010”, ka thënë Van Bommel.

Van Bommel gjatë një dueli me Goran Pandevin e Interit në finalen e LK-së në Madrid (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

“Përballja e tyre me PSV është speciale. Do të jetë derbi i vogël për mua. Kanë kalua tetë vite nga nata në Madrid, por ende dhemb”.

“Interi i Mourinhos taktikisht ishte perfekt. Por, kur iu bashkova Milanit në janarin e 2011, iu hakmora. E kemi mundur Interin 3-0 në derbi, kemi shkuar pesë pikë mbi ata dhe fituam Scudetton në fundin e sezonit”.

Van Bommel në tentim për të ndalur Wesley Sneijderin gjatë derbit të Milanos në prillin e 2011 (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Grupi jonë është më i vështiri. Do jetë speciale edhe përballja me Barçën, e kam fituar Ligën e Kampionëve me ata. Në atë skuadër ishin edhe Eto’o e Ronaldingo, dy fenomena”, shtoi ai.

Interi ndeshjen e parë në fazën e grupeve e fitoi ndaj Tottenhamit, kurse PSV e humbi nga Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori