LAJMI I FUNDIT:

Van Basten shpërthen pas trazirave në Amsterdam: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

Van Basten shpërthen pas trazirave në Amsterdam: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

Derbi i madh holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit nuk përfundoi, pasi u ndal në minutën e 56-të shkaku i trazirave nga tifozët.

Skuadra mysafire nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë “Harkëtarëve” deri në minutën e 56’. Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më.


Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në De Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium.

Skena të dhunshme në derbin mes Ajaxit dhe Feyenoordit - policia ndoqi me kuaj tifozët vendas
Lexo po ashtu Skena të dhunshme në derbin mes Ajaxit dhe Feyenoordit - policia ndoqi me kuaj tifozët vendas

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi gjyqtarin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport duke thënë se futbolli duhet të ndalet.

“Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë”.

“Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, deklaroi një ndër sulmuesit më të mirë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori