Mbledhja e Qeverisë së Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot ka dështuar.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk ka pasur kuorum për të vazhduar mbledhjen.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se mbledhjet e Qeverisë ndonjëherë mund edhe të dështojnë.
“Është e kuptueshme deridiku… Kjo Qeveri mban takime më shumë se një herë në javë dhe nuk ka orar të caktuar, përpos mbledhjes standarde të Qeverisë që është një herë në javë”.
“Ka edhe takime ad-hoc për arsye se ka shumë aktivitete të ndryshme. Mbledhja e sotme ishte takim i thirrur dje për sot, ka pasë edhe planifikime të ndryshme, disa ndoshta kanë qenë në udhëtime”.
Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se nëse vazhdon kjo sjellje do të kërkojë që ministrat që bëjnë mungesa të paarsyeshme të lirohen nga detyra.
“Ajo çfarë tha kryeminsitri vlen, por vlen vetëm për raste kur nuk ka arsyetim për mungesë. Të dështojë një takim i Qeverisë nuk është diçka e këndshme”.
Por, Lluka në Info Magazine ka mohuar se arsyeja për dështimin e mbledhjes së Qeverisë ishte vendimi i kryeministrit për uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.
“Jam i sigurt që kjo çështje nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. Pikat e tilla janë të ndjeshme dhe shumë me rëndësi”.
“Nuk guxon të futet kjo pikë tek kategoria ‘Të ndryshme” dhe të vijë si surprizë, duhet të informohen ministrat në mënyrë zyrtare”.
Ai ka komentuar edhe uljen e mundshme të pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.
“Jemi duke punuar në atë aspekt, janë diskutuar masat emergjente për shpëtimin e Telekomit”.
“Është koordinim i punëve që po bëhen për të mirën e Telekomit – ulja e shpenzimeve administrative, pagat, qeratë, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe aty ku ka hapësirë për përmirësim”.
Lluka ka thënë se nuk qëndrojnë spekulimet se pagat në Telekom do të ulen për 40%.
“Nuk është e vërtetë, është spekulim”.
“Janë propozime që vijnë në Ministri. Planifikoj që javën tjetër të thirret Komiteti Ndërministror që i shqyrton këto masa si planet afatshkurtra dhe afatmesme për shpëtimin e Telekomit dhe më pas i propozon Qeverisë për të vepruar tutje”.
“Këto masa jo që janë të domosdoshme, por janë të vetmet të mundshme që mund ta shpëtojnë Telekomin”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur