LAJMI I FUNDIT:

Vala nuk funksionon në QKUK

Vala nuk funksionon në QKUK

Zëdhënësi Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu ka bërë të ditur se operatori publik Vala nuk është duke funksionuar tash e dy ditë.

“Vala, a je gjallë? ka 2 ditë që në QKUK nuk po funksionon komunikimi! Çka po ndodhë me ju? A e dini që në Spitale nevojitet komunikimi i ekipeve mjekësore?
‘ Vala është e Kosovës’”, ka shkruar Shpend Fazliu në profilin tij në Facebook. /Telegrafi/