LAJMI I FUNDIT:

Vaksinim edhe në plazh, 20 qendra shëndetësore verore do të ofrojnë dozat anti-COVID

Vaksinim edhe në plazh, 20 qendra shëndetësore verore do të ofrojnë dozat anti-COVID
Foto: Ilustrim

Vaksinimi anti-Covid tashmë do të kryhet edhe pranë qendrave shëndetësore verore në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ky shërbim të shkojë pranë  pushuesit.

“Në 29 qendrat shëndetësore verore po ofrohet dhe vaksinimi falas. Kemi vendosur që ta ofrojmë dhe vaksinimin kundër Covid-19 në qendrat shëndetësore verore sepse e dimë që aksesi i madh, por edhe nevoja e qytetarëve për të marrë shërbime aty ku ato janë, edhe kur ato janë me pushime nuk ka psetë mungojë mundësia për t’u vaksinuar edhe në qendrat shëndetësore verore”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.


Vala e re e infektimeve nga nënvarianti Ba5 ka shtuar ndjeshëm të prekurit por nivelet e vaksinimit vijojnë të jenë të ulëta. Ekspertët vijojnë të bëjnë thirrje për marrjen e dozës së tretë dhe të katërt të cilat nuk të mbrojnë nga infektimi por nga format e rënda të sëmundjes.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, nga qendra shëndetësorë e Shëngjinit foli për gatishmërinë e këtyre strukturave  në shërbim të pushuesve dhe turistëve.

“Deri tani janë më shumë se 11 mijë shërbime për 11 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbimet në qendrat shëndetësore verore, qofshin ato pushues vendas, qofshin edhe turistë që kanë ardhur nga jashtë. Janë rreth 3 mijë turistë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat tona shëndetësore verore. Ka pasur një koordinim shumë të mirë edhe me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, me spitalet tona nga veriu në jug. Edhe nëpërmjet shërbimit të helikopterit, ku kemi aksesuar shumë raste të urgjencës në kohë reale, me të vërtetë ka qenë një zgjidhje shumë e mirë, shumë efektive edhe për këtë vit dhe janë rreth 60 misione të kryera”, tha Manastirliu.

Këtë sezon janë hapur 29 qendra shëndetësore verore  nga zonat turistike malore dhe përgjatë  në bregdetit.  Ato do të qëndrojnë të hapura  deri në 15 shtator./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori